Tenxhere e thellë 5Bond

Availability: Out stock

Tenxherja e thellë nga linja Bond vjen me dimensionet 24x15cm, në dy pjesë (tenxhere + kapak). Kjo tenxhere, krahas dizajnit elegant, shquhet për materialin cilësor prej çeliku me përcueshmëri të nxehtësisë në gjithë sipërfaqen dhe aftësinë e ruajtjes së energjisë falë shtresave të aluminit.

SKU: 3907489100863 Kategori: ,

Përshkrim

Linja Bond njihet për cilësinë e lartë që ju ndihmon të arrini një përformancë profesionale dhe të kënaqeni me gatimin. Elementet e kësaj linje janë krijuar për të qenë jashtëzakonisht funksionale, me dizajn ergonomik, dhe një pamje atraktive që i bëjnë ato të duken bukur edhe kur janë të ekspozuara në kuzhinë.

Përbërja e enëve Bond është qelik 18/10 me bazë alumini dhe konstruksion 5 shtresorë. Shtresat e aluminit, si bazë ndërtuese e brendshme, mundësojnë përçueshmërinë e nxehtësisë në të gjithë sipërfaqen duke eliminuar grumbullimin e nxehtësisë në një pjesë të enës dhe ngrohjen e shpejtë, për të ofruar kështu, një përformancë të shkëlqyer gatimi.

Dorezat e secilit prej enëve Bond kanë model elegant, dhe janë të përforcuara me gozhda të forta që garantojnë kontrollin dhe balancin. Dorëzat janë perfekte për të fërguar dhe rrotulluar gjatë gatimit dhe gjithashtu për të përzier shumë përbërës njëkohësisht.

Enët janë të sigurta edhe për pjekje në furrë deri në 250  C

 

Pse duhet të përdorim qelikun?

  • Trashësia e krijuar nga kombinimi i 3 shtresave alumin dhe 2 qelik e bënë enën të qëndrueshme nga lakimet
  • Mund të durojë temperatura të larta gjatë gatimit dhe prap të mos lëshoj kimikale, çka garanton përdorimin e tyre të shumëfishtë dhe të vazhdueshëm.
  • Enët Bond kanë një sipërfaqe jo-poroze që pastrohet lehtë, duke i bërë mjaft higjenike për t’u përdorur. Nuk përmban kimikale që reagojnë me ushqimin.
  • Shtresat e aluminit e bëjnë enën të jetë shumë efiçiente në përçueshmëri dhe nxehtësi të njëtrajtshme dhe mbajtje të nxehtësisë.

Një kompozicion i tillë shtresash është i përshtatshëm për gatime ku kërkohet precizitet, balancë shijesh nën temperaturë të kontrolluar, siç janë salcat delikate, rizotot, pastat etj. Këto enë janë të përshtatshme të gatuhet edhe kur kërkohet temperaturë më e ulët për fërgim të ngadalshëm.

 

 

CK TENXHERE E THELLE 5BOND 24X15CM tengjere e fell thell

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.