Comodita Home

Kush jemi ne

Gjithçka ka filluar me Komoditetin!

Mars 2014 koha kur është vulosur produkti “Dyshek Comodita”, një dyshek pasardhës i punës shumëvjeçare e prodhimit të shpuzës dhe dyshekëve nga një ndër kompanitë më të mëdha në tregun tonë – Devolli Corporation. Ky produkt ka qenë vetëm hapi i parë, i cili për një kohë shumë të shkurtër është pasuar nga projekti për zgjerimin e një rrjeti dyqanesh me produkte shtëpie COMODITA HOME.

Ne, Comodita Home, jemi prezantuar në Mars të vitit 2015 fillimisht me 8 dyqane në Kosovë, sot numërojmë 30 dyqane në të gjitha qytetet e Kosovës, 18 në Shqipëri dhe 21 në Maqedoni

Rrjeti i dyqaneve tona ka për qëllim të sjellë tek konsumatorët e saj asortiman të gjërë produktesh, të cilat do të plotësojnë të gjitha nevojat shtëpiake e personale, dhe do të dallohen për cilësinë e funksionalitetin e tyre. Ne kemi arritë që të shquhemi edhe për ambientet e ngrohta dhe mikpritëse, të cilat janë ndërtuar veçanërisht për ta bërë blerjen sa më relaksuese dhe “ceremoniale”.

Përpos kanalit kryesorë retail, për të qenë gjithmonë e më afër klientit tonë, ne kemi zhvilluar edhe të tjera kanale të shitjes, siç mund të ceken: shitje përmes qendrës së thirrjeve, dyqani Online, Mediat Sociale, Wholesale etj.

Me një ekip të përkushtuar në qellimet e lartcekura, kemi arritë që të jemi kompania e parë vendore që do sjellë brende origjinale dhe autoktone. Brendet që kanë lindur nga ne si Comodita Home janë:

• Comodita Mattress, që përfshinë grupin e dyshekëve
• Comodita Line, që përfshinë linjat e tekstilit.
• Comodita Kitchen, që përfshinë kategorinë e kuzhinës
• Comodita Fast, që përfshinë grupin e pajisjeve elektrike në kuzhinë
• Comodita Accessories, që përfshinë grupet e aksesorëve të ndryshëm
• Regent, brend i cili përfshinë produktet nga kategoria e udhëtimit
• New Regent, linjë e sofistikuar e produkteve nga kategoria e udhëtimit.
• Moneta, një brend 100% Italian shumë i mirënjohur në mbarë botën për “Enë kuzhine”, për të cilën ne mbajmë eksluzivitetin e shpërndarjes në Kosovë dhe Rajon.

Zgjerimi ynë nuk përfundon me kaq. Me një vision të qartë, ne jemi shumë të përkushtuar që rrjeti ynë i dyqaneve dhe i brendeve tona të prekin edhe shumë tregje të huaja në rajon dhe më gjërë.

Për t’u njoftuar më shumë rreth veprimtarisë dhe produkteve tona, ne ju mirëpresim me shërbimin më të mirë dhe me shumë entuziazëm për të ndarë të mirat tona.

Ju falenderojmë, që keni zgjedhur të na vizitoni!

Me nderime,

Stafi i Comodita Home.