Gjithashtu, shkak i mungesës së gjumit bëhen edhe lëvizjet e partnerit në shtrat, kur dysheku nuk është mjaftueshëm i fortë dhe deformohet. Sipas Fondacionit Nacional të Gjumit (National Sleep Foundation) në Amerikë, bebet fillojnë të rrotullohen gjatë gjumit që nga muaji i katërt, dhe një person mesatar i rritur lëviz deri në 75 herë gjatë natës. Njerëzit lëvizin për të lehtësuar pikat e presionit dhe për të zvogëluar tendosjen në shpinë dhe nyje që shkaktohet kur qëndrojmë në një pozitë. Këto lëvizje do të ndërprenë gjumin tuaj duke ju lënë të lodhur në mëngjes. Një dyshek i mirë do të reduktojë lëvizjet tuaja dhe të partnerit duke ju siguruar lehtësim të pikave të presionit në mënyrë që ju të keni gjumë më të thellë.
Duke pasë parasysh këto probleme të gjumit dhe kërkesën për dyshek të rinj, Comodita Home vjen me ofertën më të mirë për klientët e saj. Ju përfitoni duke sjellë dyshekun e vjetër dhe shpërbleheni me 50€. Kurse dyshekun e ri Comodita Memory e merrni me 50% zbritje.
Dysheku Memory në Comodita Home i ofron mbështetje optimale trupit me anë të shtresës me shkumën Memory dhe mund të jetë zgjidhja e problemeve tuaja të gjumit. Shkuma Memory merr formën e trupit duke u bazuar në presionin dhe nxehtësinë e trupit, duke shpërndarë kështu peshën në mënyrë të njëtrajtshme. Sapo të largohet presioni, shkuma kthehet në formën origjinale.
Kur shtriheni në dyshekun Memory, nxehtësia e trupit tuaj e zbutë atë në pika të caktuara. Kjo siguron mbështetjen sipas formave natyrale të trupit tuaj. Konturimi i plotë i trupit gjithashtu mbështet pjesën e poshtme të shpinës tuaj, duke i lejuar muskujt të relaksohen plotësisht dhe të lirojnë tensionin.
Një veçori tjetër e dyshekut Comodita Memory është se ju nuk do të ndjeni lëvizjet e tjetrit gjatë natës. Në këtë mënyrë gjumi është më i qetë dhe pa ndërprerje.
Ky dyshek do të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës duke siguruar mbështetje të plotë trupore dhe duke reduktuar pikat e presionit.
Dysheku Memory ka 26 cm trashësi me shtresa të shkumës poliuretane me dendësi të ndryshme dhe 4 cm shkumë memory, e cila i përshtatet konturave specifike të trupit tuaj. Mbështjellësi i tij përbëhet nga mikrofibrat dhe pambuku që mundësojnë një ambient gjumi të rehatshëm dhe të shëndetshëm. Anësoret AIRMESH mundësojnë ajrosje të dyshekut dhe rregullim të temperaturës.
Përfitoni nga oferta më e re në Comodita Home, duke sjellë çfarëdo dysheku të vjetër për të cilin shpërbleheni me 50€. Ndërsa dyshekun e ri Comodita Memory e merrni me 50% zbritje.