Nuk ka vend si shtëpia

Aty ku familja mblidhet, ku krijohen kujtimet e ndahen buzëqeshjet.

Që nga fëmijëria, në shtëpi gjejmë sigurinë dhe rehatinë, vendi më i njohur për ne, ku jemi të orientuar në kohë dhe hapësirë e çdo cep është i parashikueshëm. Ne jemi shumë të lidhur me shtëpinë, sepse ajo na ofron pushim, arratisje dhe ripërtëritje të vërtetë, larg nga kaosi i botës.

Por, çfarë e bën shtëpinë kaq të veçantë?

Shtëpia është një ndjenjë, nuk është një vend. Prandaj, Comodita Home në qendër të përzgjedhjes së secilit produkt që sjell tek klientët, ka ndjenjën e rehatisë.

Shtëpia është vendi ku fillon historia jonë. Aty kalojmë netët që nga fëmijëria e hershme, dhe Comodita Home ka menduar që ne të zgjohemi nga gjumi të relaksuar dhe plot energji. Dyshekët Comodita variojnë nga ata për bebe në lloje të ndryshme si Dream, Panda e Toy, dhe shumë lloje tjera dyshekësh për të rritur. Dyshek me fortësi të ndryshme si Dopio, Soft e Dream. Dyshek me përbërje të lartë të shkumës Memory e cila shquhet për vetitë e përshtatjes ndaj trupit, dysheku Comodita Memory. Gjithashtu, Comodita ofron edhe dyshekun më ekskluziv Hybrid, dyshek me një përbërje të ndërlikuar nga shumë shtresa të ndryshme, veçanti e të cilit janë sustat individuale dhe shkuma Memory. Kur zgjohemi me energji pozitive, fillojmë jetën dhe krijojmë eksperienca të paharrueshme që bëhen pjesë e pandashme e historisë tonë.

Mirëpo, nuk mjafton dysheku që të ndihemi rehat. Ndjenja e butësisë në shqisën tonë të prekjes sjell relaksin që do të na shtendosë në çdo moment pushimi në shtëpinë tonë. Çarçafët e jashtëzakonshëm, jastëkët dhe jorganët e butë, batanijet prej pelushi dhe mbulesat e shtratit nga materialet më të sofistikuara, veç sa plotësojnë përsosmërinë e dyshekëve Comodita në shtratin tuaj. Çdo produkt i përzgjedhur me kujdes të shtuar, gjithmonë me kënaqësinë e klientit në mendje.

Kuzhina është zemra e shtëpisë. Ritualet e mëngjesit, drekës e darkës nuk bëhen kurrë të mërzitshme, kur gjendemi në mesin e më të dashurve. Në fakt është krejt e kundërta, mezi presim një vakt të përgatitur me dashuri në enët me kualitetin më të lartë, si ato që ofron Comodita Home. Tengjeret Granitec që nuk mungojnë në asnjë familje, por edhe enët e shumëllojshme italiane Moneta, nga materiale që ofrojnë mundësi gatimi pa ngjitje, pa gërvishtje, pa djegie. Comodita na ndihmon edhe të zotërojmë artin e servimit të tryezës, me produkte nga më të ndryshmet, si sete pjatash, lugësh, gotash, thikësh, e shumë produkte tjera servimi nga materiali natyral i bambusë apo porcelanit.

Shtëpia është një mbledhje e zakonshme me motrat dhe kushërirat, për të ndarë një çaj ose kafe, me një copë ëmbëlsirë sigurisht, por edhe gëzimet e hidhërimet e jetës së përditshme. Me setet e rafinuara të filxhanëve nga Comodita Home, e shprehim mirënjohjen për dashurinë dhe mbështetjen që pranojmë në këto mbledhje, pa të cilat nuk do ishim të njëjtë.

Shtëpia është përmbledhja e shumë detajeve, të krijuara me kujdes e të rafinuara deri në esencë. Secila kornizë fotografie, secila vazo, secila orë muri apo tavoline, secila aromë, secila llampë, secila kuti për stolitë tona aq të çmuara, janë të përzgjedhura nga Comodita Home për t’i dhënë kuptim momenteve më të bukura brenda shtëpisë tonë e për të zbukuruar këndet e saj.

Shtëpia është vendi ku kthehemi gjithmonë, për të përjetuar ndjenjën e mirëqenies, të rrethuar nga bukuria e saj e thjeshtë. Mirëpo Comodita Home na përcjell edhe në udhëtime larg shtëpisë, për të na ofruar siguri për gjërat tona, me valixhet shumë funksionale ose çantat e shpinës Regent. Bartja e llaptopit apo mjeteve të punës së përditshme bëhet më e lehtë me çantat e shpinës New Regent.

Comodita Home është themeluar në mars të vitit 2015. Që atëherë, një staf gjithmonë e në rritje përkujdeset për t’i dhënë kliëntëve të saj ndjenjën e rehatisë në shtëpitë e tyre. Produktet Comodita cilësohen me kualitet dhe Comodita Home mbi gjithçka vë shërbimin ndaj klientit, për të cilin kujdeset një staf i tërë asistentësh të shitjes.

Ndër vite Comodita Home ka përgatitur kampanja atraktive që e veçojnë në industrinë e saj, përmes të cilave është forcuar lidhja me klientët duke mbajtur aktivitete të ndryshme marketingu.

Deri në 5 vjetorin e saj, Comodita Home ka hapur 24 dyqane në Kosovë, 13 në Shqipëri dhe 12 në Maqedoni të Veriut. Gjithashtu, ky brend ofron mundësinë e blerjes online përmes webfaqes www.comoditahome.com, rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, dhe qendrës së thirrjeve, duke sjellë produktet deri në adresën e klientëve falas. Nga ky muaj, klientët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga ofertat speciale që do t’i zbulojë Comodita Tv Shop në Klan Kosova, inovacioni më i fundit i shitjes online.

Kurse dhurata që Comodita Home sjell për klientët në 5 vjetorin e saj është oferta me mbi 555 produkte në zbritje, një mundësi që nuk duhet të humbet.

Sukseset nuk do të kenë të ndalur as në vitet në vijim, sepse Comodita Home do të lansojë shumë produkte të reja dhe së shpejti do të hapen dyqane të reja në shtetet Evropiane.

Që 5 vjet, jeta jonë është bërë më e lehtë. Që 5 vjet komoditet.