Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita po merr pjesë si ekspozuese në panairin më të njohur në
botë, IMM Cologne në Gjermani duke qenë konkurrente me shumë brende të njohura botërore.
IMM Cologne është ngjarja më e rëndësishme në tregun e mobiljeve në botë ku prezantohen mobiljet e
reja dhe tendencat e interierit, dhe vizitorët kanë mundësinë të shohin më shumë inovacione të
gatshme për treg.
Prodhuesi Kosovar Comodita merr pjesë në panairin IMM Cologne 2019, me një sipërfaqe prej 147 m 2 ,
ku ekspozon një shumëllojshmëri të prodhimeve të saj si shpuzë, lloje të ndryshme të dyshekëve, jastëk
gjumi ergonomik dhe anatomik, mbishtresa dysheku, dyshek pikniku, si dhe jastëk mbështetës e
dekorues. Comodita e konsideron këtë panair si një platformë të shkëlqyeshme për të lansuar produktet
e saj dhe mundësi për vizitorët ndërkombëtar që të shohin produktet dhe koleksionet më të reja.
Gjithashtu, pjesa kryesore do të jetë prezantimi i tre dyshekëve të rinjë, të dizajnuar dhe prodhuar me
teknologji inovative nga Comodita për t’u ofruar klientëve të saj eksperiencë të veçantë të gjumit. Ky
panair paraqet mundësi unike për krjimin e kontakteve dhe rritjen e potencialit të tregut.
Gjatë këtyre ditëve të panairit Comodita ka pasur shumë vizita interesante nga përfaqësues të
kompanive të njohura dhe takime ku është biseduar për mundësi të zgjerimit të tregut. “Jemi tejet të
kënaqur me mbarëvajtjen e pjesëmarrjes në panair dhe po marrim vlerësime të larta për cilësinë e
produkteve. Interesimi i kompanive nga vende të ndryshme, për bashkëpunim, është i
jashtëzakonshëm” – thekson menaxherja e marketingut në Comodita, Albana Gazija-Qaushi. Ndër të
tjera, përfaqësues të Comodita njoftojnë se po presin konkretizimin e kontratave me disa kompani
prestigjioze.
Ditët në të cilat panairi është i hapur për publikun e gjerë u japin ekspozuesve mundësi të mjaftueshme
për të bërë analiza të produkteve dhe të tregut, si dhe u mundësojnë konsumatorëve të mbledhin
informacione dhe ide për blerjet e ardhshme. Panairi është i hapur për vizitorët nga data 14 janar deri
më 20 janar.
Në panairin IMM Cologne, po marrin pjesë 1300 ekspozues nga vende të ndryshme të botës dhe pritet
të vizitohet nga rreth 125,000 vizitorë.