Përshkrim
Aplikimi:
Pastrues shtofi I fuqishëm. Depërton brenda thellë në material, shpërbën papastërtitë dhe lejon lirim të lehtë. Formula e avancuar, falenderuar përbërësve të fortë, shpërbën papastërtitë shpejtë, largon njollat pa lënë gjurmë. Produkti është totalisht i sigurtë për pastrimin e sipërfaqeve. Pas përdorimit rekomandohet të hiqen mbetjet me një solucion ekstraktimi. Produkti përmban nano grimca argjendi dhe eliminues të kutërbimit bazuar në komponente të zinkut.
Rreziku:
Nuk është regjistruar asnjë! Mirëpo në rast të ndonjë irritimi në sy, apo lëkurë, shpërlani menjëherë me ujë të bollshëm. Nëse kërkohet këshillë mjekësore duhet të mbani me vete paketimin për të treguar përmbajtjen.
Produkti është testuar dermatologjikisht dhe ka rezultuar anti-alergjik, ose me ndikim shumë të vogel në lëkurë.
Metoda e aplikimit:
Spërkateni drejt në material të pastër dhe të tharë në distancë prej 20cm derisa sipërfaqja të laget mirë, lëreni për 30-50 sekonda të veprojë dhe pastaj fërkoni lehtë me një peshqir ose brushë të butë. Para përdorimit, testoni përshtatshmërinë së pari në një sipërfaqe më pak të dukshme. Nëse njolla është e qëndrueshme, spërkateni sipërfaqen prap në të njejtën mënyrë dhe veproni njejtë me leckën duke fërkuar mbi njollë.
protektor
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.